Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Jack Ma anulon planin për hapjen e 1 mln vende pune në SHBA, akuza Donald Trump
Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është gjëja më absurde në botë, deklaroi Jack Ma, themeluesi i gjigantit kinez të tregtisë online ”Alibaba”, gjatë panairit ndërkombëtar China International Import Expo, në Shangai, ku marrin pjesë mbi 3 600 kompani nga 172 vende.
Personi më i pasur i Kinës, i cili së fundi anuloi angazhimin e tij për krijimin e një milion vendeve pune në SHBA, fajësoi luftën tregtare të nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët si pjesë e këtij panairi të madh, me qëllimin për t’i mbyllur gojën kritikave drejtuar Pekinit në lidhje me politikën tregtare.
”Lufta tregtare është gjëja më absurde në botë”, deklaroi themeluesi i ”Alibaba” pa cituar emrin e Trump.