Flash News

KRYESORE

Jaho Brahaj, kundër “zbulimit” të Eleni Laperit: “Eshtë skup, sa për të tërhequr vëmendjen!”

Studjuesi dhe autori i librit “Flamuri i Kombit Shqiptar”, Jaho Brahaj, e konteston “zbulimin” e fundit të studiueses Eleni Laperi, e cila, së fundi, ishte e ftuar në studion e Report TV dhe ka insistuar se ka zbuluar një ilustrim te suplementit “Das Interessante Blatt” në gazetën vjeneze Wiener Illustrierte dhe sipas saj, kjo është një provë e fortë se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo që jemi mësuar të shohim në fotografitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve”. “Shqiponja e vërtetë që është valëvitur në ballkonin e Ismail Qemalit është ky variant që kemi në foto dhe fakt bindës është dhe kjo shqiponjë. Për mendimin tim ai që është valëvitur në Vlorë është flamuri që është në gazetën austriake”, ka thënë ajo, duke shtuar se shqiponja kishte qafë të drejtë nga ku dalin pastaj dy koka”, thotë Laperi.

Por sipas Brahajt “ky shkrim (që pretendon znj. Laperi) është i njohur dhe i botuar tek ne që në vitet '90. Eshtë një grafikë e bërë nga ilustruesi i kësaj gazete, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë të dhënë. E ka bërë, ashtu siç e ka menduar. Njerëz që duan të tërheqin vëmendjen thonë që gjetëm diçka për të bërë skup. Po kjo gazetë, pas disa vitesh, ka botuar dhe këtë shqiponjë. Po ta shikojnë këta persona të skupit do thonë se ky është flamuri i 1912.”, përfundon reagimin e tij z. Brahaj, i cili ka studjuar me imtësi çdo shqiponjë e çdo variant të saj, të njohur apo jo, të ekspozuar apo jo, dhe e ka përfshirë atë në librin e tij “Flamuri i Kombit Shqiptar”. (Poshte ilustrimi i pretenduar nga znj. Laperi dhe shqiponja e derguar nga z. Brahaj, botim i kesaj reviste, disa vite me pas) :

Të fundit