Flash News

KRYESORE

"Jam 100 kg, e di ç'do të thotë të fluturosh në ajër", Gjuzi bën roveshatë në futboll (VIDEO)

"Jam 100 kg, e di ç'do të thotë të fluturosh

Deputeti Kujtim Gjuzi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka treguar talentin e tij në futboll.

Teksa ndodhet në një event, ligjvënësi shqiptar në një moment merr topin dhe bën roveshatë në ajër.

“Unë tani do them disa emra. Vin Zhega, në respekt të një prej portierëve të Vllaznisë. Të shikonit rrofeshatën e Vin Zhegës dhe si e kopjonim atë kur ishim të rinj.Unë jam 100 kg dhe e di se ç'do të thotë të fluturosh në ajër. Megjithatë unë do tentoj ta bëj“, tha Gjuzi para se të bënte veprimin akrobatik.

Më herët deputeti ka treguar se ka qenë pjesë e ekipit të të rinjëve të Tiranës, por e përjashtun se goditi me takë të vëllain dhe shkoi më pas te Partizani.

“Ishte pak shi, një t’i kërcy me taka në gjoks vllait, vllai në tokë. Haxi Arbon: Përjashta! Ti nuk mund të luash futbollin e Tiranës si balerinat e Brazilit. Profesor Xhiu me atë shkrimin e lezetshëm e mbledh atë letrën e vogël kshu dhe thotë: Panajoto këtë çunin merre te Partizoni se nuk luan dot me Tironën. Dhe unë luajta me Partizonin me Genc Tomorrin dhe duke dalë profesor Panajot Pano tha: Dëgjo këtu, se ti ke ardh se i ke gjujt vllai tat, se vret Genc Tomorrin dhe unë të qis përjashta dhe nuk të fut mo.” – tregoi historinë Gjuzi gjatë një emisioni sportiv.

[video width="400" height="222" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/09/119173004_3197812266990123_2907141503272684566_n.mp4"][/video]

Të fundit