Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
“Jam arrestuar në Itali”, Manjani: Rama të ishte nën hetim. Kajmaku s`ka bërë asgjë më shumë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi publikoi të enjten një intervistë të Kryeministrit Edi Rama dhënë mediave italiane, ku pohonte se ishte arrestuar njëherë nga policia në Bolonja.
Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se “Edi Rama duhet të ishte nën hetim” për këtë pasi sipas tij nuk e ka deklaruar arresitmin në formularin e dekriminalizimit. Ndërkohë, Manjani bën dhe krahasim me ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku që sipas Manjanit “nuk ka bërë asgjë më shumë”.
“Opozitës padyshim që i është "fikur kandili" përderisa pranon një shkelës ligji në krye të qeverisë. Por kandili i fikur i opozitës nuk e zhbën faktin që ka qenë i arrestuar dhe nuk e ka deklaruar, sipas ligjit. E po sipas ligjit Edi Rama duhet të ishte nën hetim dhe jo në detyrë!
Kajmaku s`ka bërë asgjë më shumë... Ndërkohë është momenti që Prokuroria të ndezë prozhektorët e ligjit të Dekriminalizimit. Nëse është e pavarur, ky është momenti ta tregojë”, shkruan Manjani.