Flash News

KRYESORE

"Jam fans i Messit, por 'Topin e Artë' e meriton Van Dijk"

"Jam fans i Messit, por 'Topin e Artë' e meriton Van

"Topi i Artë 2019" do të jepet më 2 dhjetor 2019 dhe favoritët kryesorë janë Leo Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk. Deri tani është përjashtuar disi emri i portugezit, duke vënë përballë argjentinasin me holandezin.

Steven Gerrard, ish-mesfushori i Liverpool dhe trajneri aktual i Rangers, mendon se këtë vit nuk e meriton "Pleshti", edhe pse atë e ka shumë qejf personalisht. Sipas tij, trofeu duhet të shkojë te Van Dijk, i cili ka fituar Champions League me Liverpool-in.

"Jam një fans i Leos. E adhuroj, më pëlqen shumë, padiskutim. Ai ka realizuar një numër golash dhe asistesh të pabesueshëm, por mendoj se e meriton Van Dijk. Nëse flasim për rendiment konstant, për dikë që ka fituar Champions League dhe që ka qenë perfekt në çdo ndeshje, atëherë Van Dijk e meriton më shumë", - ka thënë Gerrard.

Të fundit