Flash News

KRYESORE

“Jam gylenist sepse kështu do partia”, Skënder Bruçaj ‘sfidon’ Erdogan  

“Jam gylenist sepse kështu do partia”, Skënder

Reagon për herë të parë Komuniteti Mysliman në Shqipëri, pasi akuzave të Turqisë se ky institucion është nën ndikimin e Fetullah Gylen.

I pyetur në emisionin “Real Story”, kreu i këtij komuniteti Skënder Bruçaj foli për marrëdhëniet jo të mira që janë krijuar aktualisht mes KMSH-së dhe Turqisë nën drejtimin e Erdogan.

“Mbaj mend kur kam qenë në klasë të 7-8, pak para se të binte komunizmi, dhe mësuesi bëri një konkurs për poezinë. Unë dola i pari dhe mësuesi e vendosi poezinë time në krye të klasës. Një nga drejtuesit e shkollës e grisi poezinë time sepse isha djali i kulakut. Kur vajta në shtëpi e pyeta babanë se pse na quajnë kulakë. Dhe babai tha: Kështu do partia o bir! Sikur im atë të ishte gjallë dhe të më pyeste: Përse të quajnë gylenist? Unë do ti jepja të njëjtën përgjigje: Sepse kështu do partia…”, u shpreh kreu i KMSH-së.

I pyetur nëse Rexhep Erdogan do të jetë i pranishëm në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, Bruçaj la të nënkuptohet se përpjekjet për ndërtimin e saj datojnë shumë më parë sesa Erdogan të vinte në pushtet dhe se ajo nuk financohet prej tij.

Të fundit