Flash News

KRYESORE

“Jam i ftuar i Sandrit”, dy ish-ministrat e PS përplasen në studio: Mbaj shënime kur flas unë

Debati për amnistinë fiskale, një nismë e qeverisë shqiptare është shoqëruar me debate mes të ftuarve në emisionin “Kapital” në Vizion Plus.

Pjesë e panelit ishin të ftuar ish ministri i Shëndetësisë në PS, Ilir Beqaj dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Ata u përplasën me njëri-tjetrin teksa diskutonin për amnistinë fiskale, pas komenteve të Malajt për rënien ekonomike në Shqipëri dhe për objektivat e qeverisë.

Pjesë nga debati në studio:

Arben Malaj: Të lutem…

Ilir Beqaj: Mos mu lut mua, por mos thuaj të pavërteta!

Arben Malaj: Mos më akuzo mua… Kush je ti që me arrogancë të thuash kush ka të drejtë apo s’ka të drejtë.

Ilir Beqaj: Unë jam i ftuari i Sandrit ( Aleksandër Furxhiun)…

Arben Malaj: Ti duhet ta lësh të ftuarin të flasë. Fole sa të desh qejfi dhe nuk të ndërhymë. Tani dëgjo dhe mbaj shënime po deshe.

Të fundit