Flash News

KRYESORE

"Jam jashtëzakonisht i bekuar", Chris Pratt bëhët baba

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt kanë pritur dje fëmijën e tyre të parë së bashku. Lajmi ka qarkulluar në të gjitha mediat amerikane, e ndërsa vetë çifti e ka konfirmuar me një foto të duarve të familjes së re, duke zbuluar se vogëlushen e kanë quajtur Lyla Maria. “Jemi shumë të emocionuar për të njoftuar lindjen e vajzës sonë, Lyla Maria Schwarzenegger Pratt. S’mund të ishim më të lumtur. Si nëna ashtu edhe fëmija janë shëndoshë e mirë. Jemi jashtëzakonisht të bekuar. Ju duam, Katherine dhe Chris”, - shkruajtën ata.

Të fundit