“Jam me Serbinë”, Kostandin Grillo kritikohet në Prishtinë. Gazetari: Jam i bindur që edhe Duka mendon kështu

Deklarata e komentatorit të RTSH-së, Kostandin Grillo, se është tifoz i Serbisë në Kupën e Botës, është kritikuar shumë në Prishtinë. Një prej atyre që ka reaguar është edhe gazetari Berat Buzhala, i cili konsideron edhe më skandaloz faktin se Grillo pranoi që është gjithashtu tifoz i ekipit serb të Crevena Zvezdës.

Sipas Buzhalës, Grillos i ka mbetur vetëm të thotë se edhe njësitë paramilitare të Arkanit kanë mbrojtur të drejtat se serbëve në Kosovë.

Gazetari shkon edhe më tej në reagimin e tij, kur thotë se edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka mendon njësoj si komentatori, por pa sqaruar si ka arritur në këtë përfundim.

Reagimi i Berat Buzhalës:                                                                  

Eu bir po qeni qe tek je :).

Ani po thote per shtete jam tifoz me Serbine e per ekipe me Zvezden. Hajt edhe vec perfundoje fjaline edhe thuj qe Njesite Paramilitare te Arkanit ne Kosove kane luftu per me i mbrojte te drejtat e serbeve.

Une jam i bindun qe edhe Duka mendon pak a shume qishtu. Pasha robte ken kah me mshelen syte prej gjumit, kur e lexova kete deklarate, te dyte duq m’kane dale. Dro nuk me merr mo sonte.

Me 1000 dreqen te thojke vec jam me Serbine, ama ku e kish shti aty edhe Zvezden.