Flash News

KRYESORE

"Jam në opozitë", jep dorëheqjen nënkryetarja e LSI-së në Bashkinë e Tiranës

"Jam në opozitë", jep dorëheqjen nënkryetarja e

Vetëm dy vjet si n/kryetare e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali sot ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Pas “skandalit” të blerjes së këshilltarëve të LSI-së, reagimit të kësaj force politike, n/kryetarja e Bashkisë, Paskali, ka dhënë dorëheqjen, duke thelluar krizën e kësaj partie me kryetarin Veliaj. Në një dalje për mediat, Paskali tha se tani ajo është në opozitë dhe se do të vazhdojë betejën aty duke mbështetur këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak.  “Si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, jam përpjekur të bëjë më të mirën për këtë bashki. Tani jemi në opozitë. Falënderoj grupin e këshilltarëve të LSI-së”, tha ajo.

Brunilda Paskali e mori k;t; post në 28 korrik 2017. Paskali mbante postin e zv.ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizimit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Brunilda Paskali prej vitesh është anëtare e kryesisë dhe Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe që prej tetorit të 2013 mban postin e Zv.ministres. Në CV-në e publikuar në faqen e Ministrisë thuhet se Paskali ka një përvojë 17-vjeçare në drejtimin dhe administrimin e organizatave financiare.

Të fundit