Flash News

KRYESORE

“Jam nipi i Gramoz Ruçit”, banorët denoncojnë ndërtimin e hidrocentralit: Është i paligjshëm, zona është monument kulture

“Jam nipi i Gramoz Ruçit”, banorët denoncojnë

Banorët e fshatit Çidhen e Epër në Dibër kanë denoncuar ndërtimin e një hidrocentrali në lumin Seta, që sipas tyre është i paligjshëm. Në një mesazh të publikuar nga ‘Nisma Thurje’, banorët shprehen se hidrocentrali po ndërtohet nga kompania ‘Al-Building’ në një zonë të shpallur monument kulture.

Në zonë, një prej drejtuesve të kompanisë shprehet se është nipi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mesazhi:

Përshendetje dua të shpreh një shqetesim timin edhe të bashkëfshatarëve të mi.

Në një fshat të Dibres, i quajtur Çidhen e Epër, deri në Njësinë Administrative Arras, në lumin Seta, po ndërtohet një vepër e pa ligjshme i quajtur Hidrocentral.

Kjo vepër është në kundershtim me ligjin sepse zona është e shpallur monument kulture.

Gjithashtu kur është projektuar kjo vepër nuk është bashkëbiseduar me asnjë fshatar të fshatit tim. Askush nuk ka ardhur të na njoftojë për projektin.

Po ju nis foto të lumit dhe natyrës si ishin dhe si janë bërë mbas ardhjes së pushtuesve. Kompania quhet Al-Building dhe në fshat thuhet se zotërohet nga një nip i Gramoz Ruçit, ose të paktën kështu prezantohet.

Ju lutem bëjeni publike këtë problem tonin si fshat sepse po shkatërrohet vepra me e bukur e Shqipërisë që ka në përbërje Sopaniken vendin më të bukur që kemi në Dibër.

Të fundit