Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Jam për teatër të ri”, Rama e citoi Rajmonda Bulkun në Parlament, por jo të plotë: Mos shkul të vjetrin!
Kryeministri Edi Rama deklaroi në interpelancën për teatrin e kërkuar nga deputetët e opozitës parlamentare se këtë debat e ka mbyllur tashmë dhe se s’kishte asgjë tjetër për të thënë veç atyre që kish deklaruar më parë.
Megjithatë, preferoi të shfrytëzojë kohën në dispozicion duke cituar disa nga artistët që janë shprehur pro një teatri të ri. Mes tyre edhe aktoren e njohur Rajmonda Bulku.
"Duhet të ketë teatër shumë të mirë, c’më duhet mua ça ndërtohet anash teatrit, godina të shembet pa asnjë dyshim, është turp të punosh aty", citoi Rama.
Kujtojmë se një vit më parë, aktorja u desh të bënte një sqarim të dytë kur u citua edhe një herë tjeter në një postim nga Rama, teksa e klasifikoi atë ndër artistët që janë pro teatrit të ri.
Bulku shkruante se ishte pro për ndërtimin e një teatri të ri, por duke ruajtur të vjetrin.
“Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!
Respekto traditen!
Ruaje historine!
Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!”, shkruante aktorja, por që pjesa e reagimit të saj se nuk është dakord për shembjen e teatrit të vjetër u anashkalua nga kryeministri.