Flash News

KRYESORE

“Jam prind,  jo kriminel. Edhe sot, edhe 100-vjet po të kem jetë, do dal të protestoj”

“Jam prind,  jo kriminel. Edhe sot, edhe 100-vjet po të kem

Një prej protestuesve të arrestuar në Kukës ka deklaruar para gjykatës se janë marrë nga policia sikur të ishin kriminel. Babai i katër fëmijë thotë se protestuan për një të drejtë që u takon.

“Ne na kanë marrë si kriminelë. Kanë thyer dyert në mënyrë më çnjerëzore. Ne nuk jemi kriminelë, dolëm për një të drejtën tonë që na takon. Në vendin tonë duhet të jenë ata që na sollën ne këtu”, ka deklaruar protestuesi në sallën e gjyqit.

Ai është shprehur gjithashtu se do të dal sërish të protestojë për të drejtat që i takojnë.

“Edhe sot edhe 100 vjet po të kem jetë do dal aty të protestoj për të drejtat që na takojnë ne. Kam lënë katër fëmijë atje të shqetësuar, jam prind, nuk jam kriminel”, u shpreh protestuesi.

 

 

Të fundit