‘Jam provë e gjallë, por nuk pyetem’, Zagani parashikon fatin e Tahirit: Do t’ia shkarkojnë të gjitha gjynahet e Ramës

Ish-kreu i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka folur për News 24 lidhur me procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke komentuar edhe vendimin që do të jepet për të në orën 16:00.

Zagani tha se problemi nuk qëndron te Tahiri si person, por si vartës sipas tij i qeverisë mafioze.
“Do ia shkarkojnë atij gjithë gjynahet e ish-ministrit dhe qeverisë Rama. Mendoj se do shpallet fajtor”, tha Zagani.

Çfarë prisni nga vendim për Tahirin, si do jetë?
“Emocionalisht jam indiferent ndaj kësaj farëse që po bëhet atje, sepse me gjithë bindjen time që Tahiri është ai që thuhet, përsëri është ajo pjesë e politikës atje. Jam indiferent ndaj personit Saimir Tahiri, ama se ç’do ndodh me ish-ministrin më intereson që çke me të.”

A janë të bazuara akuzat ndaj Tahirit?
“Unë jam provë e gjallë e kësaj akuze, edhe pse deri më sot askush nuk më ka marrë në pyetje. Akuza nuk bëhet fjalë, por si po formulohet e mbrohet kjo akuzë kjo është temë tjetër. Nuk po përdoren provat për ta zbërthyer si duhet. Nuk zbërthehet çështja ndaj Tahirit si person, por si ish-ministër, që do të thotë si vartës i Ramës. Këtij i duhet për të na çuar gjoja në Evropë, që harrojeni të na çojë.”

Pse nuk këmbënguli të depozitoni akuzën tuaj?
“Çfarë mund të bëj unë më shumë se të ulëras më zë e figurë nga çdokush që pyetem për këtë.”