Flash News

KRYESORE

“Jam i sëmur me tumor”, gjyqtari Miri kërkon lirinë të Krimet e Rënda

“Jam i sëmur me tumor”, gjyqtari Miri kërkon lirinë

Gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili po vuan dënimin prej dy muajsh ka kërkuar lirimin e tij për shkak se është i sëmur nga një tumor.

Miri pretendon se është i sëmur dhe për këtë arsye ka kërkon të lirohet pasi kushtet në burg i rrezikojnë jetën. Kërkesë është depozituar nga avokati i tij Ardian Visha i cili deklaron se gjyqtari miri është në gjendje të rëndë shëndetësore  dhe tashmë është i shtruar në një spital privat.

Për këtë arsye janë caktuar dy ekspertë për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore nga  Gjykata e Krimeve të Rënda. Ata kanë kërkuar dhe një javë kohë për të kryer ekzaminimet për gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Gjyqtari i gjykatës së Apelit në Tiranë u arrestua në 10 nëntor me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

 

Të fundit