Flash News

KRYESORE

“Jam shqiptare”, këngëtarja e njohur në Greqi pranon publikisht origjinën

“Jam shqiptare”, këngëtarja e njohur në Greqi pranon

Pas pjesëmarrjes në spektaklin “X Factor”, këngëtarja Bela Meri është bërë shumë e njohur në Greqi. Po ashtu, ajo është një ndër më të ftuarit në clube-et e Greqisë për koncerte dhe kjo e ka ndihmuar të rrisë famën.

Por jo të gjithë e dinin që këngëtarja 23-vjeçare është me origjinë nga Shqipëria. E ftuar në një studio televizive, Bela ka deklaruar publikisht origjinën e saj shqiptare.

“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, u shpreh ajo.

Të fundit