Flash News

KRYESORE

“Jam ‘superman’’, plas gallata me Vangjush Dakon në rrjetet sociale

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako,  tha se figura e tij është e pastër dhe i cilësoi si të papranueshme akuzat e opozitës ndaj tij.

Kryebashkiaku  shtoi se gjatë fushatës lëviz vetëm me shoferin e tij dhe se është ‘superman’ pasi bën disa takime në ditë.

“Jam akullore, i shikon këto duar, janë akullore. Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, tha Dako.

Mirëpo, kaq mjaftoi që rrjetet sociale të gëlojnë duke ironizuar deklaratat e kryebashkiakut socialist, i cili së fundmi është vënë në epiqendër të akuzave të opozitës, si i përfshirë në përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve,

Shikoni më poshtë disa nga fotot ironizuese, pas thënies së Dakos se është një ‘superman’ për durrsakët.

Të fundit