Flash News

KRYESORE

“Jam vonë për takimin tjetër”, Vlahutin thotë fjalën e fundit dhe ikën nga Komisioni i Integrimit

“Jam vonë për takimin tjetër”, Vlahutin thotë

Ditën e sotme në komisionin e Integrimit ku u bënë bashkë mazhoranca dhe opozita, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin prezantoi progres-raportin e KE-së.

Vlahutin u shpreh se rekomandimi i KE-së është drita jeshile që i është dhënë Shqipërisë, por shtoi se duhet shumë punë deri në çeljen e negociatave. Ambasadorja e BE-së theksoi se nuk beson te lobingu, por që vetëm me punë mund t’ia dalë Shqipëria në këtë proces.

Pas prezantimit të raportit dhe përgjigjeve që u dha deputetëve, Vlahutin e mbylli fjalën e saj duke thënë se “kjo nuk është një dhuratë, është një procesh shumë i rëndësishëm”.

Teksa përshëndeti të pranishmit në mbledhje, Vlahutin u shpreh se duhej të largohej pasi ishte vonë për një takim tjetër.

Ndërkohë, mbledhja në Komisionin e Komisionit vazhdon, ku të pranishëm janë deputetë nga mazhoranca dhe opozita.

Të fundit