Flash News

KRYESORE

Jamarbër Malltezi bën një hap pas dhe afron qëndrimet me Bashën: Mbledhja e djeshme ishe më e mira

Jamarbër Malltezi bën një hap pas dhe afron qëndrimet me

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarber Malltezi, ka reaguar pas mbledhjes me dyer të kyçura të kryesisë së Partisë Demoratike.

Ai, ka bërë një hap pas, duke afruar tashmë qëndrimet me kryetarin e Partisë Demorkatike Lulzim Basha, teksa shprehet se mbledhja e djeshme, pavarësisht incidentit të ndodhur, mund të cilësohet si mbledhja më e mirë që kjo forcë politike ka patur deri tani, ku çdokush ka patur mundësinë të flasë.

Reagimi i Plotë i Jamarbër Malltezit:

Te nderuar miq, mbledhja e djeshme e kryesise se PD - pavaresisht nje indicenti te papelqyeshem ne fillim - ishte ndofta mbledhja me e mire qe kemi pasur pasi cdokush pati nje mundesi te flase dhe thote mendimet e tij/saj sic i mendon. Debati ishte me fryme konstruktive dhe me ndjenjen e merakut per te ardhmen e PD dhe perballjen me pushtetin e korruptuar qe me para droge, vjedhjesh pronash publike etj. blen gjithkend, perfahi ambasadore dhe europarlamentare. Zgjati plot 4 ore dhe 20 minuta dhe doli me nje vendim unanim cfare eshte nje vlere e shtuar dhe jep shprese per nje reflektim me te mire dhe bashkim. Zoti na ndihmofte ne perballjen me te keqen qe ka pushtuar vendin! 

Pas pak do nxjerr pjesen kryesore te fjales sime ne mbledhjen e djeshme per te shmagur spekullimet dhe paqartesite.

Të fundit