Flash News

KRYESORE

Japonia shkon në zgjedhje të parakohshme

Japonia shkon në zgjedhje të parakohshme

Japonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri japonez Shinzo Abe vendosi të shpërbëjë Parlamentin dhe ta çojë vendin në zgjedhje, një vit përpara fundit të mandatit.

Shefi i ekzekutivit japonez shpreson të përfitojë me këtë lëvizje nga përmirësimi i nivelit të popullaritetit dhe pështjellimit që ka pushtuar opozitën.

Partneri i partisë “Komeito” u shpreh se zgjedhjet mund të mbahen më 22 tetor. Abe, në pushtet prej 5 vitesh, pritet të marrë angazhimin e shtimit të shpenzimeve për arsimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve, të ruajë linjën e ashpër me Korenë e Veriut, e të ketë për bosht të fushatës së tij rishikimin e Kushtetutës. Popullariteti i tij është rritur në 50%, nga 30% që ishte në muajin korrik.

 

Të fundit