Flash News

KRYESORE

Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump nën hetim nga FBI-ja

Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump nën hetim nga FBI-ja

Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, bën pjesë në personat e prekur nga hetimi i FBI-së mbi përfshirjet ruse në zgjedhjet presidenciale, sipas medias amerikane.

“Hetuesit e FBI-së mendojnë se Kushner ka informacione të rëndësishme përsa i përket hetimit të tyre”, raporton kanali televiziv NBC, që thekson se kjo nuk nënkupton se bashkëshorti i Ivanka Trump dyshohet se ka kryer ndonjë shkelje.

“Janë disa mbledhje në të cilat ka marrë pjesë Jared Kushner si dhe natyra e kontakteve me Rusinë, që u intereson hetuesve”, thekson “Washington Post”.

I konsideruar si një ndërmjetës kryesor i Donald Trump në çështje të politikës së jashtme, Jared Kushner kishte takuar në dhjetor ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kislyak, si dhe një bankier rus.

Të fundit