Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Jashtë paktit Rama-Basha", Astrit Patozi thirrje për bashkëpunim: Koha për t`i bashkuar forcat
Përmes një postimi në Facebook, Astrit Patozi i bën ftesë “të gjithë atyre që mendojnë se ka nevojë ulëritëse për ndryshim.” Ai shkruan se Bindja Demokratike është e hapur të bashkëpunojë me çdo zë publik.
Patozi i bën thirrje atyre të ngelurve jashtë paktit Rama-Basha duke u thënë se është kohë ta bashkojnë forcat.
"Ndaj nuk duhet të kemi asnjë hezitim, edhe në rastin më të keq, sikur dakordësimi i deritanishëm Rama-Basha të mbetet në fuqi deri në fund, pra, që praktikisht gjithçka të mbetet si më parë,"- thekson Patozi.
Postimi i plotë:
NË ÇDO RAST, E KEMI RRUGËN BASHKË
Kjo është një ftesë e veçantë, që ka parasysh specifikisht ata që mendojnë si ne, se Shqipëria ka nevojë ulëritëse për ndryshimin, i cili mund të vijë vetëm përmes përmbysjes së kryetarokracisë dhe listave të mbyllura, si instrument për të mbajtur në këmbë një regjim politik të përçudnuar.
Shumë të nderuar miq dhe kolegë! Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër për ta çuar përpara këtë kauzë të bukur, përveçse duke zbritur në fushë. Dhe këtu e kemi fjalën për të gjitha ata që mendojnë se kanë një rol për të luajtur që ky mision të realizohet.
Bindja Demokratike është e hapur të bashkëpunojë dhe të bashkëveprojë me çdo zë publik, që është afishuar për ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, që nis me një reformë të qenësishme elektorale, por nuk është kurrësesi dakord me marrëveshjen e pistë të Këshillit Politik, e cila vetëm reformë nuk mund të quhet.
Duke ftuar secilin prej jush të na bashkohet, ne njëkohësisht mirëkuptojmë çdo individ apo fluks të caktuar shoqëror, që për arsye subjektive apo objektive nuk e gjen veten brenda forcës sonë politike dhe programit të saj.
Kjo për ne nuk përbën asnjë problem, sepse jemi të bindur që në të gjitha rastet, rrugët tona do të bashkohen prapë. Mjafton që ata, të cilët nuk janë dakord me statuskuonë e shëmtuar, ku tre apo katër persona kanë marrë peng gjithë Shqipërinë, të organizohen dhe të strukturohen sipas dëshirës dhe interesave të veta politike dhe të bëhen gati për zgjedhje.
Ne mirëpresim çdo formacion të ri politik, i cili mund të jetë parti, lëvizje, listë, koalicion apo aleancë para ose paszgjedhore, që ka në themel kauzën e ndryshimit të Shqipërisë përmes carjes së rrethimit të këtij sistemi të kalbur politik. Ne i konsiderojmë të gjithë ata persona apo formacione politike si aleatët tanë natyralë, sepse kauzën dhe qëllimin e kemi të përbashkët.
Natyrisht, ne jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë e shumta që ekzistojnë në kornizën ligjore ekzistuese dhe në terren për forcat e reja politike në Shqipëqri, për shkak të vullnetit diabolik të dy aktorëve kryesore për t'i vënë drynin portës së ndryshimit. Por kjo nuk duhet të na dekurajojë dhe të na bëjë të humbasim shpresën, sepse sot që po flasim, sipas stë gjitha sondazheve, kauza jonë është mazhorancë kushtetuese.
Ne mendojmë se nuk ka asnjë forcë mbi tokë që ta frenojë dëshirën e gjithëpranuar të shqiptarëve për ndryshim, e cila do të derdhet fuqishëm në këto zgjedhje. Por ne nuk mund të presim që kundërshtarët e ndryshimit të na dhurojnë gjë në këtë betejë, sepse kjo është një gjë që nuk ka për të ndodhur.
Ndaj nuk duhet të kemi asnjë hezitim, edhe në rastin më të keq, sikur dakordësimi i deritanishëm Rama-Basha të mbetet në fuqi deri në fund, pra, që praktisht gjithçka të mbetet si më parë.
Ata e kanë të pamundur të na skualifikojnë, edhe pse të gjithë qëllimin final të pazarit e kanë pasur për të ruajtur duart e tyre ndotura nga vjedhja e votave në kaq shumë palë zgjedhje brenda në kutitë e votimit.
Jemi të bindur se bashkë do t'ia dalim t'u imponohemi atyre, mjafton që të jemi të vendosur dhe të përgatitur që tani për ta treguar forcën dhe peshën tonë në zgjedhjet e ardhshme, prej nga do të nisë ndyshimi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38