Flash News

KRYESORE

Jashtë standarteve, AKU bllokon mishin në thertore

Jashtë standarteve, AKU bllokon mishin në thertore

Cilësia dhe kushtet në të cilat shitet mishi, kanë qenë në fokus të AKU-së së fundmi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 80 kg mish të kontaminuar në një thertore në fshatin Mengel të Elbasanit. Policia ka nisur hetimet për pronarin e saj, A. SH, 63 vjeç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të përbashkët të AKU me policinë e Elbasanit, në thertoren e 63-vjeçarit u gjet sasia e mishit e cila ishte jashtë kushteve normale të konservimit, ndërkohë që personi tregtonte pa faturë tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

 

Të fundit