Flash News

KRYESORE

“Java Botërore e Ujit”, në Amsterdam pjesëmarrëse edhe Shqipëria: Rritje të kapaciteteve të ujësjellësve në të gjithë vendin

“Java Botërore e Ujit”, në Amsterdam

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në konferencën e përvitshme, të organizuar në Amsterdam në kuadër të “Javës Botërore të Ujit”, me përfaqësues nga politika si dhe specialistë të sektorit të ujit nga të gjitha vendet e botës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Balluku shprehet se zgjidhjet e integruara për menaxhimin e ujit, ishin në qendër të diskutimeve të mbajtura në këtë konferencë, ndërsa shton se zhvilloi edhe një sërë takimesh me specialistë të fushës si dhe aktivistë të rëndësishëm.

“Në AmsterdamIWW Conference, u diskutuan nga aktorët ndërkombëtarë, zgjidhjet e integruara për menaxhimin e ujit, një element jetik, i cili nuk merr asnjëherë vlerën e paçmuar që ka në të vërtetë. Bisedova me specialistë të fushës dhe aktivistë që prej vitesh mbrojnë këtë kauzë globale”, shkruan Balluku.

Të fundit