Flash News

KRYESORE

Java e fundit e fazës së tretë në Kategorinë Superiore, caktohen gjyqtarët për ndeshjet e sotme

Java e fundit e fazës së tretë në Kategorinë Superiore,

Sot është java e fundit e fazës së tretë të kampionatit dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar gjyqtarët që do të arbitrojnë sot në 4 ndeshjet e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Sipas programit, sot janë dy ndeshje në orën 15:45 dhe dy të tjera në orën 18:45, ku në ndeshjen Laçi-Teuta do të gjykojë Ardian Beqiri, i cili kishte munguar prej disa javësh, ndërsa në sfidën mes Kastriotit dhe Kukësit, arbitër kryesor do të jetë Eldorjan Hamiti.

Të dyja këto takime do të luhen në orën 15:45.

Ndërkohë në Vlorë, në sfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës, FSHF-ja ka vendosur të çojë 6 arbitra, ku kryesor do të jetë Enea Jorgji.

Kurse në sfidën e kryeqytetit, ku Partizani do të presë Luftëtarin, arbitër kryesor do të jetë Klodian Shahini. Këto dy sfida do të luhen në orën 18:45.

Të fundit