Flash News

KRYESORE

Java e tre vajzave shqiptare, suksesi i jashtëzakonshëm që njohën brenda pak ditësh

Brenda një jave tre këngëtaret me origjinë shqiptare, fama e të cilave është tashmë ndërkombëtare, kanë publikuar këngët e reja. Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë publikuar këngët që do të jenë hitet e kësaj vere në shumë vende të botës dhe këtë e tregon suksesi i menjëhershëm që kanë arritur.

“The Way I Are” e Bebes në bashkëpunim me reperin Lil Wayne është një prej këngëve më të dëgjuara 24 orët e fundit në ‘Youtube’. Ajo aktualisht renditet si video e 12-të në të gjithë botën për klikimet që ka arritur brenda një dite.

 

“Your Song” e Ritës është pozicionuar e dyta këtë javë në “Official Charts”, duke konfirmuar rikthimin e suksesshëm të këngëtares pas një pushimi dy vjeçar. Ndonëse Rita nuk i ka përgatitur një videoklip kësaj kënge, deri më tani në ‘Youtube’ ajo ka mbledhur gati 4 milionë klikime.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përveç këngës ‘Lost In Your Light’, Dua ka publikuar edhe albumin e ri, i cili është renditur i pari sa i përket shitjeve në Itunes. Kënga në bashkëpunim me Miguel numëron gati 4 milionë klikime në ‘Youtube’.

Të fundit