Flash News

KRYESORE

Java në GIF: Pas 'Palma de Mesila', vjen vaji palmës 'Bledi'. Air Albania bën synet Lasgushin

Ina Xhani

Pse, vetëm Mesila të ketë palma?!

Vaji i palmës nuk të bën keq, pi gjithë ditën. Po të hash një kg gjalpë të prodhuar nga lopë zvicerane të bën keq se është yndyrë e tepërt dhe vdes,” është shprehur Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi në emisionin e gazetarit Denis Dyrnjaja.

Kur sheh shumë filma

Rreth një muaj pas grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit, vajza dhe familja e Admir Muratajt, një prej autorëve që mbeti i vrarë, ka ngritur një padi penale ndaj Policisë së Shtetit dhe punonjësve të FNSH-së. Sipas avokatit të familjes, policia duhet ta arrestonte dhe jo ta ekzekutonte.

Kur Rilindja dhe Lasgushi flasin turqish

Nisma 'Thurje’ ka publikuar një broshurë që u shpërndahet udhëtarëve të ‘Air Albania’, e cila është e shkruar vetëm në dy gjuhë: turqisht dhe anglisht. Ç'a ndodhi me Lasgushin tonë?

Sikur të mos mjaftonte miniera

Të paktën 30 persona janë shtruar aktualisht në spitalin e Bulqizës dhe po marrin mjekim nga bluzat e bardha, pasi kanë shfaqur shenja të helmimit. Mjekët në spital dyshojnë se helmimi masiv ka ndodhur për shkak të ujit të pijshëm.

Nga halli i themi derrit dajë

“Unë kam mundur që edhe të martohem me shqiptar, duke e pasur parasysh se fëmijërinë dhe shoqërinë e kam me shqiptarë,” është shprehur Gordana Siljanovska, kandidatja e VMRO për presidente, një parti problematike krashi shqiptarëve.

Të fundit