Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Java në Gif: si i do tubimet Ligoraqi dhe si na la Facebook dhe Instagram pa 'pjeshka'
Ina Xhani
Nuk e di nëse jeni të vetdijshëm apo jo, por javën që shkoi kemi shpëtuar paq!
Dita kur bota humbi ‘influencers-at’
Për plot 24 orë ne nuk i tregonim dot botës se çfarë kishim ngrënë për mëngjes apo atë foton filozofike pamendje, ose t’i dërgonin 3 zemra asaj shushkës që bën si pjeshkë, apo (më e rëndësishmja) të përgjonim ata me të cilët nuk flasim. Gjatë këtyre 24 orë, bota humbi 8 miliardë influencers dhe 12 trilion modele.
Leksione demokracie
Në emisionin ‘Top Talk’, deputeti rishtar Ligoraq Karamelo është shprehur se tubimet dëmtojnë të ardhmen europiane të vendit: “Jam për protesta paqësore, por protesta për hir të tendencave apo kërkesave që shkojnë tej kushteve në të cilat aspiron vendi, unë nuk jam dakord.” Përkthimi: jam për shëtitje nga bulevardi!
U desh një studim për këtë???
Sipas indeksit të përvitshëm të kompanisë këshilluese Mercer, në 2019 Tirana renditet e 175-a nga 231 qytete kryesore në botë për cilësinë e jetesës. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria është përmirësuar me një vend, ndërsa mbetet e fundit, jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.
What’s new?
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Për Shqipërinë shkruhet se “mosndëshkimi mbetet problem” dhe “ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent”. Sipas raportit të DASH, zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.
Wir kennen!!!
Televizioni gjerman ‘ZDF’ ka publikuar një reportazh për Shqipërinë dhe sundimin e krimit dhe drogës. Aty ndër të tjera thuhet se “mafia shqiptare është tepër aktive në të gjithë Evropën, ndërsa korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.”
O ç’u kënaqëm!
Gazetari Armand Shkullaku dhe ish-gazetari Alfred Peza janë “përplasur” në studion e Opinion se kush ka më shumë prona e lekë të padeklaruara.
Video që bëri xhiron e botës
“The Telegraph” ka publikuar një shkrim për videon “Taken by Albania”, të cilën e konsideron si kandidate për sloganin më të keq në botë sa i takon turizmit. Pse kot flas unë?
Hello Bushati!
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka publikuar një opinion në gazetën ‘Panorama’, ku bën thirrje për arritjen e një kompromisi politik, në mënyrë që një tjetër brez i shqiptarëve të mos humbasë përfitimet e Shqipërisë evropiane.
Gëzuar Datëlindjen Hirushe!
Më 14 mars Hirushja bëri 2 vjeçe. U rritsh Hirushe! (dhuratat dërgojini në adresën time.)