Flash News

KRYESORE

Java në Gif: Ti Shqipërise ia merr nderin, por ka kush ia kthen

Ina Xhani

#AlbanianGirlPower

Paralajmërim (dy pika) ky është një shkrim ultra-feminist, dhe nuk këshillohet për Ata dhe Ato të dobët.

Më në fund, bota e kuptoi që gocat tona janë t’i pish në kupë.

Ato janë arsyeja pse unë kam bërë google alerts për “albanian”.

Ne mirë që kemi gocat, se çunat i kemi të mirë veç për ‘bëj si them unë, mos bëj si bëj unë’.

Mirë që fjalën nuk e mbajnë, por kur marrin poste drejtuese bëhen frikacakë dhe i bëjnë gjërat natën dhe fshehurazi.

 

Por ama janë të parët për të treguar ‘forcën’ me gocat që janë në krye të detyrës (dhe etika nuk i lë që t’ju kthehen siç do të donin).

Po që janë gënjeshtarë të mëdhenj? Një premtim të shkretë e zgjasin tre vjet!!! Lëvizini këmbët se u plakëm.

Të premtojnë që do të të shëtisin në gjithë botën, pastaj ju del gjithmonë një punë urgjente.

 

 

Të fundit