Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Java në WTF...me falni në GIF, e politikës shqiptare. 7 'perla': nga Veliaj te Kryemadhi
Ina Xhani
Ndonjëherë ato çka politikanët tanë nxjerrin nga goja, apo Twitter-i e Facebook-u, janë aq shushatëse saqë njeriu i shkretë (lexo: jo militant i partisë) nuk di si të reagojë. Por, falenderojmë zotat e internetit që kanë krijuar gif-et...se asgjë më mirë se një gif nuk mund ta ilustrojë atë çka ne mendojmë (apo duam të bëjmë) sa herë i dëgjojmë.
Si për shembull...
Armiku i popullit
“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie” Edi Rama në Twitter për Zërin e Amerikës.
Taksapaguesit tiranas vs. studentëve
“Ka shumë njerëz këto kohë, sidomos banorët e Tiranës, ata që janë çik më shumë të angazhuar, të cilët më thonë: mirë e kanë studentët, por ne i paguajmë taksat, nuk i paguajnë ata”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj gjatë prezantimit të projektit për kampusin e ri universitar në kryeqytet.
Meta opozitar
“Po të kishte bërë Meta opozitarin, Ramën do e kishim rrëzuar me kohë”, u shpreh Kryemadhi në studion e “Open" të Eni Vasilit.
Superwoman
"Për sa i përket përdoruesit të certifikuar të alkooloideve natyrore, hipnotike dhe halucinante, të cilat tani po kalon nga faza organike në fazën e substancave sintetike duhet të kuptojmë që është në një situatë shumë të rëndë psikike dhe klinike. E them këtë si doktoreshe, por nëse nuk më besoni mua si doktoreshë le të pyes pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës...” Dr. (!!!) Monika Kryemadhi gjatë konferencës për shtyp nga selia e LSI.
Provokacija e (M) Nanos
“Unë jam gay. Për herë të parë e provova me Mariglenin në Skrapar.” Mustafa Nano gjatë monologut në shfaqjen e tij "One Man Show."
Rama vs. ‘ngelësve’
“Mos më thuaj dil jashtë sepse ti paguhesh me taksat e mia”, ishte përgjigjja që një studente i dha Ramës kur ai kërkoi që ajo të nxirrej nga salla.
MemeRama
Kryeministri i vendit, kur nuk është duke hapur ekspozita nëpër 4 cepat e botës apo duke filluar trende në takime zyrtare, hahet me memet e Brryli Broadway. Se punët këtu po shkojnë fjollë!