Java nis me reshje e shtrëngata, si do të jenë temperaturat për pesë ditët në vijim

Shërbimi Meteorologjik ka publikuar temperaturat e qyteteve kryesore në vend për pesë ditët në vijim.

Sipas parashikimit, ditët e para nisin me mot të paqëndrueshëm, ndërsa në mes të javës do të mbizotërojë moti me kthjellime.

“Dita e parë e javës që do të vijë, parashikohet sërish e paqëndrueshme, me reshje shiu e shtrëngata kryesisht në Veri të territorit. Deri në mes të javës moti do të mbizotërojë me kthjellime e zhvillime të vranësirave. Këto, në formë të izoluar do të pasohen nga reshje shiu. Prej ditës së enjte moti me diell do të mbizotërojë në vend.
Gjatë këtyre ditëve era përgjithësisht do të fryjë e lehtë e mesatare në det me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim. Valëzimi në det parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë. Gjatë ditës së premte era dhe valëzimi kanë tendencë forcimi”, shkruan Shërbimi Meteorologjik.