Flash News

KRYESORE

Java nis sërish me acar, temperatura me minus dhe reshje dëbore

Java nis sërish me acar, temperatura me minus dhe reshje dëbore

Fundi i dhjetorit na ka shoqëruar me mot te acartë dhe temperatura me minus.

Ditën e sotme mbi vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë një mot me temperatura nën zero, ndërsa parashikohen edhe reshje lokale dëbore. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshje dëbore pritet që të ketë në verilindje dhe lindje të vendit, Kukës, Dibër dhe zona të tjera.

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 3/8 °C, në vendet e ulëta: -1/7 °C dhe në vendet malore: -7/ 0°C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasdites.

Të fundit