Flash News

KRYESORE

Javë protestash

Javë protestash

Pas përfundimit të takimit me dyer të mbyllura me kreun e tyre, aleatët e Bashës sqarojnë disa prej qëndrimeve që ata mabjtën në këtë takim, duke e vënë theksin tek përshkallëzimi i mëtejshëm i protestave opozitare.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim  Basha, është zhvilluar për t’i dalë përballë situatës politike ku ndodhet vendi.

Shehi sqaroi se javës që vjen opozita do t’u kthehet protestave në të gjitha qytetet e Shqipërisë për kulmuar në fundjavë me një protestë kombëtare.

“Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, nga fundi i javës që vjen. Në këtë situatë Shqipërinë e solli zoti Rama që do të bëjë zgjedhje. Opozita është më e bashkuar se kurrë. Deri më datën 30 Shqipëria dhe opozita do të jetë në këmbë”, deklaroi Shehi.

Të fundit