All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Jay-Z flet për bisedën e fundit me Kobe Bryant: Ishte shumë krenar për Gianna-n

Dhimbja që la pas e humbjes së Kobe Bryant dhe Gianna-s është shumë e madhe, sidomos për familjen, miqtë dhe fansat e basketbollistit legjendar. Gjatë inaugurimit të serive të leksioneve Shawn JAY-Z” Carter në Universitetin Columbia,  Jay-Z tregoi bisedën e fundit me Bryant. Ata ishin miq prej vitesh dhe u takuan për herë të fundit në festën e Vitit të Ri që organizoi Beyonce.
“Kobe ishte shumë mirë asokohe. Mbaje mend që një nga gjërat e fundit që më tha ishte, ‘Duhet ta shohësh Gianna-n kur luan.’ Dhe më thyen zemrën sepse ishte kaq krenar për të, dukej në fytyrë. E pashë dhe i thashë, “Oh, do të bëhet një nga lojtaret me të mira të basketbollit në botë”,  tha reperi. Reperi foli dhe për dhimbjen që kanë përjetuar pas lajmit të trishtë: “Unë dhe Beyonce e patëm shumë të vështirë ta kalonim këtë moment. Kaq dua të them. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm në ditët e tij më të mira.”

Të fundit