Flash News

KRYESORE

A je në Windows Vista?  'Vdes' pas një muaji

A je në Windows Vista?  'Vdes' pas një muaji

Në një periudhë prej një muaj kompania Microsoft do ta bëjë Windows Vistan të heshtë përgjithmonë. Nëse ti je një nga personat që akoma përdor Windows Vista, të ngelen vetëm disa javë për të gjetur ndonje opsion tjetër.

Pas 11 Prillit 2017, Microsoft nuk do ta suportojë më Windows Vista, nuk do të ketë më update sigurie, opsione suporti apo update teknike online. Ashtu siç e bëri me Windows XP, Micorsoft ka vendosur të bëjë gjëra më të mira pas një dekadë suporti të Windows Vista.

Dhe pse Windows Vista ka pasur ecuri pozitive në treg, për Microsoft ajo nuk ka qenë një nga më të pëlqyerat si sistem operimi. Microsoft shpreson që cdo përdorues i Windows Vista do të migrojë te Windows 10, për këtë Microsoft ofron një program migrimi me nje kosto të ulet prej 14.95 $.

Pse kjo gjë ka rëndësi:

Windows Vista nuk është i sigurt dhe rreziku që ndonjë site mund t'ju vjedhë emailin apo informacione rreth llogarisë bankare është real.

Eshtë koha për të lëvizur!

Të fundit