Flash News

KRYESORE

"Je një m*t", - tifozët e Rangers masakrojnë Grezdën pas penalltisë së humbur

"Je një m*t", - tifozët e Rangers masakrojnë

Eros Grezda është rikthyer të luajë një ndeshje zyrtare me Rangers, pavarësisht se nuk grumbullohet me ekipin e parë. Trajneri Steven Gerrard nuk e do në grupin kryesor, por e ka dërguar tek Akademia e skocezëve.

Grezda e ka nisur takimin si titullar në ndeshjen kundër Charlise United. Pjesa e parë e sfidës u mbyll 0-1 për miqtë, ndërsa shqiptari u kthye në antagonistin kryesor për ekipin e tij.

Ai humbi dhe një penallti në minutën e katërt të sfidës. Tifozët e Rangers kanë shpërthyer në Twitter duke masakruar futbollistin shqiptar ku nuk kanë munguar dhe të sharat e shumta. Ai është kthyer në të urryer që pas sherrit që pati me kundërshtarin e tij në ekipin B, madje shqiptari e pështyu.

https://twitter.com/officialcufc/status/1181548544202854401?s=20

Një nga komentuesit e shumta shkruan: "Nëse dikush kishte dyshime nëse Grezda vazhdon të jetë m*t...", dhe publikon humbjen e penalltisë së sulmuesit.

https://twitter.com/SuckMeOffAtSix/status/1181549545731309574?s=20

Të fundit