Flash News

KRYESORE

Jean-Claude Juncker: Sa të jem unë president, Ballkani Perëndimor nuk bëhet pjesë e BE

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e ka bërë sërish të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të bëhen anëtare të Bashkimit Europian për sa kohë ai është në detyrë. Lajmi i mirë është se Juncker-it i mbaron mandati në 2019-n.

Në një intervistë për ‘DW’, Juncker e ka konsideruar pozitiv faktin se Bullgaria e ka vendosur rajonin në qendër të presidencës 6 mujore. Sipas presidentit të Komisionit, në këtë periudhë mund të vendosen piketat për anëtarësimin e gjashtë vendeve në të ardhmen.

“Bullgaria ka bërë mirë kur e ka vënë Ballkanin Perëndimor si një prej pikërëndesave të presidencës. Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë që të kenë një perspektivë për anëtarësim në BE. Kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës sa jam unë president i Komisionit Evropian, por tani duhet të vihen piketat, ndërsa këto vende duhet të bëjnë reformat e duhura dhe ate sa më parë. Qeveria bullgare ka bërë disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, sepse samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje me 17 maj do të jetë një prej zhvillimeve më të rëndësishme. Bullgaria është shumë e përshtatshme për të ndërtuar ura drejt Ballkanit Perëndimor, sepse e njeh këtë rajon, e njeh kulturën, gjuhët dhe ka pasur edhe vet një proces të suksesshëm të anëtarësimit në BE”, ka deklaruar Juncker.

Ai kërkoi angazhimin e Sofies për thellimin e bashkëpunimit të BE-së me Turqinë, e ndihmuar kjo nga fakti se janë dy vende fqinje.

Të fundit