Flash News

KRYESORE

Jemi duke ngrënë peshkun mbushur me lëndë plastike, efektet negative për shëndetin tonë

Jemi duke ngrënë peshkun mbushur me lëndë plastike, efektet

Është vlerësuar se afërsisht 300 milionë tonë plastike janë prodhuar çdo vit. Këto produkte plastike  përfundojnë kryesisht në oqeanet tona, gati më shumë se 8 milionë ton në vit. Përbërja e tyre toksike ndikon indirekt edhe tek banorët e “ujërave’, peshqit.

Kjo pasi peshqit rendin drejt grimcave të vogla si ushqim, pa e ditur se janë plastike dhe të dëmshme. Grimcat e vogla plastike që mbushin oqeanet tona nuk janë pa pasoja. Kur mikroplastikat ekzistojnë në oqean, ato formojnë një mbulesë biologjike të bërë nga algat dhe materiale të tjera që bëjnë të nuhaten si ushqimi që peshqit normalisht do të hanin. Sipas studiuesve, më shumë se 50 lloje peshqish janë të njohur për të marrë mbeturinat plastike.

Plastika mund të shkaktojë probleme vdekjeprurëse kur merren nga ne njerëzit në mënyra të ndyshme. Kjo për shkak të përbërjeve toksike që ka.

Ato mund të shkaktojnë:

Bllokim zorrësh

Dëmtime fizike

Ndryshime në sjellje

Ndryshime në metanolizëm

Dëmtime të mëlçisë

Qendra për Diversitetin Biologjik vuri në dukje se peshqit në Paqësorin e Veriut janë të njohur për konsumin e 12,000 deri 24,000 tonë plastike çdo vit, raporton "Shije.al"

Të fundit