“Jemi në zonën e zjarrit”, Rama tregon se çfarë masash do të lehtësohen për qytetarët

Kryeministri Edi Rama gjatë një dëgjese publike online me qytetarët, tregoi se qeveria po mendon për të zbutur masat me pikatore. “Ne pa diskutim që bazuar mbi këtë ecuri pozitive kemi mundësinë të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë-shkallë për të lehtësuar psikologjikisht në radhë të parë jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët por nuk kemi të drejtë dhe kemi detyrimin të mos hedhim hapa të nxituar”, tha Rama.

Megjithatë, Rama gjithashtu tha se bashkë me lehtësimet do të ketë dhe shtrëngime. Ai tha se lehtësimet do të mendohen fillimisht për të hequr fashën orare për rata që janë në punë dhe nuk kanë mundur të lëvizin me automjetin e tyre.

“Ndërkohë dua t’u them se nëse do të zgjedhim të fillojmë me disa lehtësime patjetër që duhet të bëjmë edhe disa shtrëngime, se do jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë e të kuptojnë që shfaqen aty këtu duke kërcënuar të kthehen në bomba.

Ajo që po konsiderojmë është që duke lehtësuar fjala vjen fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet e që nuk e kanë të mundur të lëvizin të gjithë me automjetin e tyre privat, duhet të rrisim sanksionet për ata që do e shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë, e duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje lirie për dikë që nëse merr një automjet për të shkuar në punë, e përdor automjetin e tij privat për të transportuar njerëz të tjerë. Kjo është në diskutim intensiv në shtabin tonë dhe duke dëgjuar me vëmendje ekspertët të cilët pas këtij bashkëbisedimi do të kem një diskutim të gjerë dhe të gjatë”, deklaroi Rama.

Atualisht, sipas Kryeministrit Shqipëria është future në “zonën e zjarrit”. Rama tha gjithashtu se qëllimi kryesor i qeverisë është që të mbrohet jeta e qytetarit..

“Dua t’ju them diçka që është e rëndësishme dhe duhet të ta çmojmë dhe ta mbajmë si kryefjalë të çdo ditë, që do të thotë se eshte motivimi i të gjitha energjive për të fituar luftën. Dhe ne jemi futur në zonë e zjarrit. Ekonomia bie, por ekonomia ngrihet. Por të vdekurit nuk ringjallen. Qëllimi dhe misioni ynë, i të gjithëve bashkë si individë, familjarë, si shqiptarë; është të mbrojmë këdo që kemi përreth dhe shoqërinë. Jeta nuk ka çmim. Hallet janë për njeriun dhe çka nuk të vret, të forcon. Unë po ju them se gjithsecili prej jush mund të gjeje tek vetja, ose të një i afërm, provën se çka nuk të vret, të forcon. Nëse ky armik nuk do të na vrasë, do të na forcojë. Qëllimi ynë është që të dalim të aftë.

Atyre që janë më në hall, duhet t’u qëndroj sa më pranë, që të dalin më të fortë nga ky hall. Sot kemi pasur 27 persona të infektuar. Jemi në një moment kritik të luftës. Duke vënë re që për shkak të ecurisë pozitive të gjithë kësaj përpjekje, shumëkush ka filluar të mendojë më shumë sec duhet për të nesërmen dhe të harrojë çka është prioritetare, mbrojtja e jetës. Duke ju ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kam vënë re që shumëkush ka filluar të kërkojë gjëra që është ende herët për të kërkuar. Ka filluar të qahet për masat shtrënguese dhe të flasë më shumë se ç’i takon ditës për çka vjen nesër. E nesërmja është shqetësimi ynë i përbashkët.”, tha Rama.