Flash News

KRYESORE

“Jemi përballë katastrofës”, vjen reagimi nga PS për Lulzim Bashën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur paralajmërimit të kreut të PD, Lulzim Basha i cili sot pasdite deklaroi pas një takimi me mjekë dhe ekspertë, se vendi është përballë një katastrofe, për shkak të dy faktorëve, hapja e shkollave dhe sezoni i gripit.

Duke folur në ‘Real Story’, ministrja tha se nuk ka opozitë në botë që t'u thotë njerëzve të mos besojnë qeverinë e autoritetet e shtetit.

“Kështu mendojnë se do i votojnë duke thënë se mund të ndodhë katastrofa? Disa ekspertë të PD kthehen nga pushimet e thonë jemi përballë katastrofës, por pse s’ndodhi se kanë 6 muaj që e urojnë. Nuk ka opozitë në botë që tu thotë njerëzve mos besoni qeverinë e autoritete. Nesër po të vijnë në pushtet me kë do ta bëjnë punën. Kur mendojnë se startoj fushata, hajde të hedhim baltë mbi sistemin shëndetësor.

Pse nuk, u thonë qytetarët bashkëpunoni se është në të mirën tonë. Uroj shumë që të reflektojnë dhe të na bashkohen. Dora jonë është e shtrirë për bashkëpunim dhe dialog për të gjithë ekspertët. Nuk është vonë për dorën e bashkëpunimit, le të vijnë në tryezë”, tha Manastirliu.

 

Të fundit