Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Transparency International, në raportin e fundit për korrupsionin, e rendit Shqipërinë në vendin e 91 në botë nga 180 shtete, me një përkeqësim me 8 vende në krahasim me një vit më parë. Kjo shtrirje e lartë e korrupsionit për metër katrorë na vendos midis ngastrave të panjohura të botës, dhe në zonën e kuqe të Europës.
Perceptimi mbi këtë plagë shtrin në një bosht të mirën dhe të keqen; pozicionimi ynë, dhe 38 pikët tona, thonë se ne, ose pjesa dërrmuese e shoqërisë sonë, kemi zgjedhur anën më të errët ose më ekzotiken; qëndrojmë krenarë afër Timorit Lindor dhe Guajanës.
Sigurisht këto të dhëna nuk vijnë nga një falltor që lexon pëllëmbën e kombit tonë, dhe as nga lexuesit e filxhanit të kafesë së liderëve tanë në daljet europiane.
Serioziteti i organizatës që ka kryer hulumtimin ka forcën të na nxijë faqen; madje disa mund t’i bëjë konicianë, jo thjesht ndaj klasës politike, por ndaj gjithë atyre që frymojnë në “kopshtin shkëmbor të Europës juglindore”.
Për ne shqiptarët, taksa e fshehtë e korrupsionit ka shkaqe të qarta. Pak shtet ligjor, mungesë e theksuar e autoritetit qëndror, shumë individualizëm anarkik, akoma më shumë familje, fise, klane. Një korrupsion idiot, i trashë, i paaftë, i cili i përgjigjet ethshëm instinkteve për të cilat nuk jemi në djeni. Turpëron meritën dhe shkel të gjithë ata që guxojnë të jetojnë ndershmërisht. Shprehi e një makutërie të ethshme për të gëlltitur çdo gjë përpara tmerrit atavik të një dimri, që ka qenë ose mund të vijë përsëri.
Raporti nxjerr në dritë të diellit "ujdinë faustiane" që kemi bërë për të thyer institucionet tona (etimologjia latine e fjalës korrupsion do të thotë të thyhesh). Qëndrojmë përballë këtij indeksi si Dorian Gray përballë portretit të tij. Por, ndryshe nga romani i Wilde, ata që vjetërohen dhe kalbemi jemi ne, ndërsa imazhi që insituicionet përcjellin shfaqet i bukur dhe i ri. Korrupsioni hedonik, që përshkon këtë republikë, na shtyn të mendojmë se, për të udhëhequr jetën, ose shtetin, mjafton që objekti i saj të jetë vetëm bukuria, pra fasada.
Një adaxhio e vjetër thotë se çdo popull meriton qeverinë që ka. Sigurisht kjo mazhorancë, është bijë e këtij klasifikimi por edhe e këtij populli, dhe ne i meritojmë të dyja.
Nuk kemi pse të habitemi. Jemi ne që lejojmë tradhëtinë e atyre që kemi veshur me pushtet.
Jemi ne që krijojmë këtë renditje kur kërkojmë me të gjitha mjetet një vendim favorizues në gjykatë, por jo drejtësi; ne që kërkojmë para për votën, edhe kur ata që na e kërkojnë nuk i ofrojnë; ne që kërkojmë një notë më të mirë nëpërmjet ryshfetit, pa dhënë rezultate të mira në provimet tona; ne që nuk vendosim rripin e sigurimit, dhe zgjasim një mijë lekshin tek policit rrugor; ne që i fusim lekë në xhepat mjekëve, infermierëve, rojeve edhe kur ata nuk i kërkojnë; ne që duam t'i biem shkurt sepse kështu jemi mësuar. Pozicioni është pasojë e kësaj “ujdie”, e cila amplifikohet më pas nga të zgjedhuirit tanë.
Nëse duam të ndryshojmë, kërkohet ndershmëri, sidomos me veten.
Jo thjeshtë të besojmë, ose të bëjmë sikur besojmë, që ndryshimi i një qeverie do të shërbente për të ndryshuar çdo gjë; duke na shndërruar në të ndershëm. Kërkohet një ndryshim mendësie, një mobilizim qytetar, bilbilfryrës që nuk heshtin përballë shkeljeve, transparencës dhe vigjilencës në zbatimin e ligjeve. Përmirësimi i kësaj të flamosur renditje mund të fillojë vetëm në këtë mënyrë, rrugë tjetër nuk ka.
Me shumë gjasa asnjëri prej nesh nuk do të jetë këtu për ta parë ditën e lavdishme kur “ujdia” do të thyhet dhe do të festohet çlirimi i mentalitetit i kombëtar i të "rënit shkurt".
Deri atëherë rreziqet mbeten të mëdha.
“Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj dhe tradhtarë, nuk është viktimë, por bashkëpuntor!" – shkruante George Orwell.
Nëse heshtja dhe bashkëpunimi vazhdojnë, një ditë, jo shumë larg prej të sotmes; aforizmi i shkrimtarit anglez, do të kthehet në alibi për të zgjedhurit që përdorin në mënyrë arrogante dobësinë e zgjedhësve kundër tyre.
“Jeni ju, pa jemi ne, të korruptuar” – do të jetë, për turpin tonë, parafrazimi enverist i shprehjes orwelliane që indeksi i Transparency International do të na kujtojë në hyrje të çdo viti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38