Flash News

KRYESORE

Jeni student dhe punoni? Këto janë punët më të paguara me kohë të pjesshme

Jeni student dhe punoni? Këto janë punët më të paguara

Të shpeshta janë rastet kur studentët gjatë kohës së studimeve bëjnë punë me kohë të pjesshme, për të shlyer detyrimet e universitetit.

Çelësi për të gjetur një punë me kohë të pjesshme për një student është të kërkoni për pozicione të veçanta me një orar fleksibël.

Hidhini një sy listës që sugjeron Insider:

Shkrimtar i pavarur

Pagesa: Deri 55$ në orë

Përshkrimi: Shkrimtarët mund të punojnë si freelacer, por ata duhet të kenë aftësi të mira shkrimi dhe redaktimi, si dhe aftësi të punojnë sipas afateve. Në varësi të punës, një shkrimtar duhet të jetë i përgjegjshëm për të krijuar përmbajtje të veçantë dhe të përqëndruar në një ose më shumë subjekte.

Redaktor

Pagesa: Deri në 40$ në orë

Përshkrimi: Duke punuar me një model udhëzues, redaktorët sigurojnë një përmbajtje të saktë në gramatikë, drejtshkrim dhe përshtatje të përmbajtjeve me shumë vëllim për t’u redaktuar.

Projektues ëeb-i

Pagesa: 32$ ora

Përshkrimi: Dizenjuesit e ëeb-it janë përgjegjës për elementet grafike të faqeve. Ata krijojnë, përditsojnë dhe menaxhojnë këto elemente dhe ata duhet të kenë eksperiencë në dizajn.

Fotograf i pavarur

Pagesa: Deri në 20 $ një orë

Përshkrimi: Fotografia si një punë dytësore kërkon dikë i cili zotëron aftësi të mira në fotografi dhe në softëare për përpunimin e fotove. Përvoja në fotografi është pothuajse gjithmonë e nevojshme dhe dizajn grafik dhe përvoja në Photoshop është një plus.

Asistent në median sociale

Pagesa: Deri në 21$ në orë

Përshkrimi: Asistentët e medias sociale punojnë me kohë të pjesshme duke menaxhuar kanalet e mediave sociale dhe duke ndihmuar kompanitë me marketingun e përmbajtjes.

Të fundit