Flash News

KRYESORE

Jennifer Aniston flet për rolin e saj si "Rachel Green"

Jennifer Aniston flet për rolin e saj si "Rachel Green"

Jennifer Aniston është një nga aktoret më të preferuara prej dekadash nga të gjithë brezat dhe moshat. Roli i saj si Rachel Green në serialin ikonik "Friends" i hapi dyert e suksesit aktores amerikane e cila është po njesoj e adhuruar nga fansat e saj edhe sot.

Aktorja u rikthye me një rol dramatik në “The morning shoë”, por ajo ka treguar se i është dashur të luftojë shumë që të tjerët mos ta shihnin vetëm në rolin e Rachel Green.

Por si e ka përjetur Anniston këtë?

“Ti lodh veten. Nuk mund ta hiqja nga vetja Rachel Green për të gjithë jetën time. Nuk mund t’i largohesha “Rachel nga Friends-at” dhe është i ‘ndezur’ gjithë kohën dhe ti mendon: “Boll e luajte atë dreq seriali”, shprehet ajo duke qeshur. “Isha e tmerruar sepse mendoja se dija të bëja vetëm atë, duke qenë se njerëzit më shihnin vetēm brenda atij roli”, vazhdoi Aniston duke treguar se mori pjesë në “The good girl” vetëm për t’ju treguar të gjithëve asokohe që dinte të bënte edhe role të tjera. Duke qenë se së fundmi është pjesë e dramës “The morning shoë”, aktorja ka treguar se kur luan komedi është e vështirë të të shohin si aktore në dramë dhe anasjelltas. “Nuk e kuptojnë se ne jemi aktorë dhe në fakt aty është çelësi i çdo gjëje."

Të fundit