Flash News

KRYESORE

Jennifer Lopez flet për herë të parë për zhgënjimin e saj të madh: U trishtova shumë

Të shtunën, këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka treguar për momentin kur nuk arriti të marrë një nominim në “Oscar” për filmin e saj më të fundit “Hustlers”.

Ylli i pop-it 50-vjeçar luajti rolin e një striptisteje që tërhoqi shumë vëmendjen për performancën e saj virtuoze.

Ajo u shpreh duke thënë se e priste nominimin nisur nga fjalët e mira që dëgjoi për performancën e vet dhe kur nuk ndodhi, iu duk sikur i zhgënjeu të gjithë.

“Unë isha e trishtuar, isha pak e trishtuar sepse kisha shumë shpresa për të. Kishte kaq shumë artikuj, mora kaq shumë urime të mira – më shumë se kurrë në karrierën time – dhe kishte shumë mendime të tipit: “Ajo do të kandidohet për ‘Oscar’, do të ndodhë, nëse nuk janë të çmendur.”

Të fundit