Flash News

KRYESORE

Jennifer uron binjakët e saj për ditëlindje: Ju më keni ndryshuar jetën përgjithmonë

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka publikuar një foto të fëmijëve të saj binjak Max dhe Emme ditën e enjte me rastin e ditëlindjes së tyre.

Vogëlushët e artistes 48-vjeçare kanë mbushur plotë 10 vjeç dhe nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Jennifer është shprehur se ata ia kanë ndryshuar jetën përgjithmonë.

Binjakët Max dhe Emme, në videon e postuar nga këngëtarja në ambientet e shtëpisë duket se janë rritur shumë dhe thuajse nuk njihen duke pasur parasysh fotot e tyre të vogëlisë.

Jennifer edhe pse nuk preferon të postojë foto të fëmijëve të saj, duket se kësaj here 10-vjetori i tyre ia ka ndryshuar mendjen.

Të fundit