Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqje anëtari i Gjykatës Kushtetuese, zbardhen arsyet

Ka dhënë dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj

Mësohet se  dorëheqja e Imera ka qenë për arsye personale. Ai  është përzgjedhur së fundmi edhe si anëtar i Këshillit të Emerimeve ne Drejtësi, një institucion i cili është krijuar rishtaz në kuadër të reformës në drejtësi.

Besnik Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga ish-presidenti Bujar Nishani në 22 mars të 2013.

Kujtojmë që aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë nga 9 që e përmban ligji.

Më herët, në 25 tetor të 2016, ka qenë Sokol Berberi ai që ka dhënë dorëheqje nga ky post. Ndërsa anëtarit Vladimir Kristo i ka mbaruar mandati, por po qëndron në detyrë deri sa të gjendet zëvendësuesi i tij.

Kush është Besnik Imeraj, gjykatësi i dorëhequr sot nga ‘Kushtetuesja’; votoi për shfuqizimin e ‘vetting’-ut dhe pati në dorë çështjet e Metës dhe Bashës

Të fundit