Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel

Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar në Gjermani. Përmes një njoftimi në twitter, Sigmar shkruan se nuk do të jetë më pjesë e qeverisë, por tani e tutje do të njihet vetëm si deputet i zgjedhur i parlamentit gjerman.

“Unë nuk do t’i përkasë qeverisë së re federale”, shkruan Gabriel, ndërsa poston dhe një foto ku jep shpjegimet e tij. Sipas tij, shkak për këtë vendim të papritur është janë bërë raportet e tensionuara me Andrea Nahles, kreu i ri i SPD.

Nga ana tjetër, revista gjermane Spiegel, zbulon menjëherë se ministër i Jashtëm në vend të Sigmar Gabriel pritet të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Heiko Maas.

   

Të fundit