Flash News

KRYESORE

Jep dorëheqjen në prag të vettingut Agim Bendo, gjyqtari i ’21 janarit’

Jep dorëheqjen në prag të vettingut Agim Bendo, gjyqtari i

Jep dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo.

Gjyqtari i njohur për çështjet e bujshme ka paraqitur një kërkesë për t’u larguar nga sistemi i drejtësisë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe komisionit të vettingut.

Kërkesa e Bendos pritet të shqyrtohet sot në mbledhjen e KLGJ-së, ndërkohë që emri i tij do të dilte së shpejti para treshes gjykuese të KPK-së, por ka kërkuar të largohet para se të kalonte në filtrat e vettingut.

Agim Bendo është i njohur si gjyqtari që ka qenë pjesë trupit gjykues në dosjen ’21 janari’, te çështja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, dosja “Hakmarrja për Drejtësi”, etj.

Të fundit