Flash News

KRYESORE

"Jep dorëheqjen!", protestuesit detyrojnë Macron të largohet nga teatri bashkë me gruan

"Jep dorëheqjen!", protestuesit detyrojnë Macron të

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është detyruar të largohet nga teatri “Bouffes du Nord “ në Paris, ku po shihte shfaqen ‘The Fly’, bashkë me gruan e tij Brigitte.

Shkak është bërë një turmë protestuesish, të cilët i kanë kërkuar Macron të japë dorëheqjen ndërsa ishin mbledhur jashtë ambienteve të teatrit.

Ndërsa thërrisnin: "Macron, jep dorëheqjen!" dhe "Ne jemi këtu, edhe nëse Macron nuk dëshiron që ne jemi këtu", protestuesit tentuan të hynin brenda teatrit, por nuk u lejuan nga forcat e policisë.

Presidenti mësohet se u largua në kushtet e krijuara, por sipas raportimeve të presidencës, Macron u kthye sërish më vonë në teatër për të parë shfaqjen - një dramë moderniste, raporton news.sky.

Incidenti erdhi në ditën e 44-të të grevave që synojnë rrëzimin e planeve të qeverisë franceze për të rregulluar sistemin e pensioneve të vendit.

Të Premten, protestuesit bllokuan hyrjen në muzeun e Luvrit dhe detyruan monumentin e famshëm të Parisit të mbyllet.

Të fundit