
Flash News
Aktori i njohur Guljelm Radoja në gjendje të rëndë nga Covid-19, miqtë thirrje shtetit për ndihmë
Plagosja e simpatizantit të PD, Meta paralajmëron Ramën nga Kavaja: Shqiptarit po i hyre në shtëpi të bën atë që s’të shkon në mendje
Tomor Aliztoi bllokon furgonin e bashkisë në Berat: I mbushur me ndihma të rezervave të shtetit, brenda ka edhe karta ID
Autori që plagosi zyrtarin e PD në Kavajë me precedent dhe dy emra, i kërkuar nga drejtësia italiane për ‘vrasje’
Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në vend, më pak të infektuar në 24 orë
Jep dorëheqjen zv.ministri i Financave: Nuk mund të vijoja më detyrën
Zëvëndësministri i Financave,Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Harxhi ka njoftuar largimin, në kohën kur para një muaji është larguar dhe zëvëndësministri tjetër, Erjon Luçi.
Në një prononcim për News24, Harxhi ka folur për vendimin e tij për t’u larguar nga detyra në Ministrinë e Financave.
Ai është shprehur shkurtimisht se “Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë”.
Por në një prononcim për Repor Tv, Elton Haxhi ka deklaruar se është larguar nga posti për shkak se i ka mbaruar mandati.
Ndërkohë i pyetur rreth skandalit të ‘Duty Free’ ai është shprehur se dorëheqja e tij nuk ka të bëjë me këtë çështje.
Kush është Elton Haxhi
Haxhi ka lindur në 21 qershor 1972 në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në 1995, dega Financë Kontabilitet, dhe ka diplomë të avancuar për kontabilitet dhe biznes nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA) në Angli. Aktualisht mban titullin profesional Auditues Ligjor, dhënë nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në vitin 2000.
Z. Haxhi ka një eksperiencë profesionale mbi 24 vjeçare në fushat e auditimit, raportimit financiar, taksave, dhe drejtimit financiar. Z. Haxhi ka qenë i angazhuar në pozicione drejtuese për më shumë se 7 vjet me Ernst&Young Albania dhe KPMG Rusi. Përpara emërimit si zëvendësministër, ai ka qënë drejtuesi kryesor i shoqërisë së auditimit Baker Tilly Albania (ndër 10 kompanitë e auditimit më të mëdha në botë). Ndër të tjera, ka qënë ekspert kryesor në disa projekte asistence, si ai i Bankës Botërore në fushën e përmirësimit të raportimit financiar (EQ-FINREP) si edhe ekspert kombëtar financiar i projektit UNDP-STAR 1 që ka asistuar gjatë reformës administrative-territoriale për bashkimin dhe rritje kapacitetesh të Njësive të Qeverisjes Vendore (2014-2016).
Në tetor 2017 është emëruar Zëvendësministër i Financave dhe Ekonomise, përgjegjës për sektorin e të ardhurave fiskale, kontabilitetin, auditimin, kontrollin financiar, etj. Ai është gjithashtu drejtues i procesit të “screening” për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me tatimet, doganat, ligjin e shoqërive tregtare, kontabilitetin, auditimin dhe kontrollin financiar.
Ai kryeson dy këshilla mbikqyrës, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe AgroKredit Sh.A. (institucion mikro-kredi). Ai gjithashtu ka qënë një nga anëtarët e Bordit të Mbikqyrjes Publike të Ekspertëve Kontabël të Regjistruar dhe Kontabilistëve të Miratuar në Shqipëri (2010-2014), dhe që nga vitit 2018 kryeson Këshillin Kombëtar Tatimor.
Të fundit


Balla mohon skandalin: Databaza e të dhënave personale, një babale tjetër
19 Prill 2021, 22:53





Gazetari i përmendi avionin me hashash, Rama 'e humb' në emision: Turp të kesh!
19 Prill 2021, 21:59
“Zëra për moskomunikim me Bashën”, Kryemadhi: Këto janë raportime të patronazhistëve
19 Prill 2021, 21:33


Pse ndihemi të trishtuar në ditët me shi
19 Prill 2021, 21:00

Pas kandidimit si deputete, Ori Nebijaj heq dorë nga televizioni
19 Prill 2021, 20:34


Cila është arsyeja pse Princi Harry ka shtyrë largimin e tij nga Pallati Mbretëror
19 Prill 2021, 20:00
Plagosja me armë në zyrat e PD, Basha niset me urgjencë drejt Kavajës
19 Prill 2021, 19:55
Të shtëna me armë zjarri në zyrën elektorale të PD në Kavajë, një i plagosur
19 Prill 2021, 19:30
Bukuria mahnitëse e njerëzve me albinizëm përmes fotove
19 Prill 2021, 19:23
Basha me studentet: Shqetësim i madh për mua që gruaja nuk merr atë që meriton
19 Prill 2021, 18:46

Parashikimi i yjeve për gjithë javën
19 Prill 2021, 18:40